Shkundjet e Shqipërisë, sizmiologu: S’ka vend për panik nga tërmetet e djeshme. Ndihen, por janë të padëmshme
Nuk ndalen lëkundjet e tërmetit në Shqipëri. Pas atij që tronditi qarkun e Elbasanit një tjetër lëkundje do të shënohej mbrëmjen e e së martës edhe në qytetin e Vlorës.
Nga të dhënat mësohet se tërmeti ishte i magnitudës 3.5 ballë, me 12 km në thellësi të detit.
Ndërkaq, nga tërmeti në qarkun e Elbasanit banorët e Cërrikut të frikësuar do të dilnin jashtë banesave.
Për “Ora News”, sizmiologu Damiano Koxhaj u shpreh se nga tërmete të tilla nuk ka vend për panik, pasi sicc tha ai, ato ndihen por janë të padëmshme.
“Historikisht ka pasur goditje apo paragoditje tërmeti në shkallë të tilla. Është një zonë e njohur tektonike.
Tërmetet e djeshme në nivel të atillë ndihen por nuk shkaktojnë dëme. Gjatë vitit 2022 ka pasur dy ngjarje të tilla në afërsi të Fushë-Arrëzit në distancë kohore në 3 muaj. Dhe kjo është një ngjarje e ngjashme me të këtij viti, ku fillimisht kemi pasur tërmetin e Klosin dy muaj më parë dhe dje kishim lëkundje të tilla.
Sa i përket zonave me aktivitet sizmik në Shqipëri, është zona jugore, e cila është e ndikuar edhe nga aktiviteti sizmik në Greqi, në pjesën veriperëndimore të saj, ku është dhe pika e kontaktit tjetër të pllakave.
Në vitin 2021 ka pasur disa tërmete me magnitudë mbi 5 në vendin tonë, kështu që janë fenomene të njohura edhe për ne.
Tërmeti në Turqi erdhi nga sforcimi i madh në zonë, dhe lëvizja e pllakave ka qenë shumë e madhe, por nuk mund të thuhet se ngjarja e Greqisë ka ndikuar në pllakat e Turqisë”, u shpreh sizmiologu Damiano Koxhaj.