Shkreli nën akuze për korrupsion në zgjedhje, avokatja: "Në 500 faqe s'del të ketë kryer vepër penale". SPAK kërkon 27 dëshmitarë

Në procesin që po zhvillohet me GJKKO ndaj kreut të Bashkisë së Vau Dejës, Kristian Shkreli, i dyshuar për korrupsion zgjedhor, prokurori Dritan Preci relatoi në mënyrë të përmbledhur gjetjet e hetimeve.

Preci tha se ndaj hetimeve të Shkrelit janë përdorur metoda speciale si përgjim apo vëzhgim. Sipas prokurorit, Shkreli ishte i angazhuar në zgjedhjet e muajit 2025, ku ishte investuar për të ndërtuar linjën elektrike në fshatin Stajkë. Kreu i Bashkisë së Vau Dejës, thotë prokurori, ka pasur komunikime me disa banorë, ku iu thotë se linjën elektrike po ua bën ai.

Dritan Preci i tha gjykatës se provat e mbledhura provojnë se Shkreli ka kryer veprën penale të korrupsionit në zgjedhje.

Po ashtu, prokurori thotë se do të merren edhe 27 dëshmitarë.

Ndërkohë, mbrojtja e Kristian Shkrelit thotë se nuk jemi dakord me akuzën. Sipas avokates, në të gjitha veprimet e vëzhgimit apo përgjimet nuk del në asnjë moment veprime për të cilat prokuroria ka ngritur akuzë.

Kristian Shkreli është telefonuar nga banorët e fshatit Stajkë, të cilët i kanë kërkuar ndihmë për energjinë elektrike.

E gjitha ka të bëjë me sasinë e reshjeve në fshatin Stajkë, ku janë dëmtuar linjat elektrike.

Banorët i kanë dërguar edhe email portalit të bashkëqeverisjes për linjën elektrike.

Në përgjigje që ka dhënë drejtori i OSHEE dhe OSHS për shqetësimin e banorëve, thotë se është remont i institucioneve. Kristian Shkreli nuk mund ta bëjë, sepse nuk e ofron dot si shërbim, pasi atë investim mund ta bëjë vetëm OSHEE.

Në të gjitha rastet e sjella nga prokuroria del se janë vetëm banorët që e kanë marrë në telefon.

Shkreli, thotë avokatja, e ka marrë në telefon drejtorin e OSHS duke i kërkuar llogari mbi ndërprerjen e remontit të energjisë elektrike.

Sa i takon korrupsionit që thotë SPAK, në asnjë nga përgjimet nuk rezulton se Kristian Shkreli del në ndonjë bisedë të ketë orientuar votën. E vetmja bisedë është ajo e një mitingu që do të bëhej dhe Shkreli iu ka thënë: “Ju lutem merrni pjesë në takim.”

Banorët i kanë kërkuar edhe shtrimin e rrugës, që është e drejtë e kryetarit të bashkisë, por këtë nuk e ka bërë. Pra, sipas avokates, nëse do të ndikonte te zgjedhësit, do ta bënte.

Avokatja Rovena Gashi mori një shembull nga Facebook i Benet Beci, që tregonte se si Beci thoshte “hajde merrni pjesë në tubim” apo “votoni për PS”. Edhe kjo është shkelje, sepse Beci ka qenë kryetar bashkie. Pse Beneti nuk ka vepër penale të korrupsionit në zgjedhje?

EMISIONET