Marrin flakë në lëvizje, digjen dy makina në Tiranë dhe Elbasan

Dy makina u dogjën në lëvizje në Tiranë dhe Elbasan.
Në kryeqytet një automjet tip "Ford", me drejtues shtetasin D. J., ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht.
Ngjarja ka ndodhur në Shkozë dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ndërkohë rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Tiranë-Elbasan", ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.