Sarandë: 35 vjeçari me precedentë shkon në spital i plagosur me thikë
Një 35- vjeçar ka shkuar në spitalin e Sarandës i plagosur me thikë. Ai është identifikuar si Besmir Uka, person me precedentë penalë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës pas një sherri në lokal mbrëmjen e së premtes 21 tetor 2022.
Uka i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve të marra në pjesën e barkut.
Policia informon gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ermir Shabanaj, 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Besmir Uka, 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
E shkuara e Besmirit
Uka rezulton të jetë dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010.
Madje gjatë kohës që ndodhej në burg, Uka është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare se e kërcënonte përmes Facebook.
Uka është ndjekur penalisht edhe për “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patentë” dhe “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

