Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Tiranë, Sazan Guri: Krim që po i bëhet qytetit

Kjo është ndër banesat e fundit pjesë e trashëgimisë kulturore të Tiranës që është shembur për t'u shndërruar në një shesh ndërtimi.

I braktisur prej vitesh objekti u degradua pa dhënë mundësi tjetër zhvillimi.

Për Sazan Gurin historia e kryeqytetit po shkatërrohet çdo ditë, ndërsa tregon se si në vendet e Evropës historia mbrohet me fanatizëm.

"Shtëpia e aktorit të madh Besim Levonja e ke të shkatërruar, ku gjithë lagjen e Bogdanëve  e ke të shkatërruar, gjithë lagjja e vjetër që duhet të ishte e konservuar, e ruajtur, e menaxhuar kjo lagje nuk ekziston sepse edhe këto që janë sot... Mbajeni mend do jetë një lagje e rrafshuar në shërbim të pallateve 10-12 katëshe që ke përreth," tha Guri.

Frederik Ruço, studiues akuzon bashkinë Tiranë për shkatërrimin që po i bëhet vendit.

"Ky është një krim që i bëhet qytetit të Tiranës, qe duan të zhdukin çdo vlerë kombëtare shqiptare," tha ai.

Ambientalisti Guri teksa ironizon veprimet e shkatërrimit të historisë përmend një sërë objektesh të vjetra që janë shembur duke i humbur identitetin qytetit.

"Për sa kohë qytetarët nuk duan këto gjëra të para, që është memorie e histori, t'i ndërtosh, t'i gëzosh edhe ta gëzojnë ata atje," tha Guri.

EMISIONET