Shkarkimi i Metës, Përparim Kalo përgatit dosjen në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, prej 14 qershorit ka në dorë çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Përparim Kalo është caktuar si relator i çështjës, ndërsa ky gjyqtar u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Ligji përcakton dhe sanksionon disa afate dhe rregulla. Çështja e e shkarkimit të kreut të shtetit shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori.

Ky organ ka 3 muaj afat nga data e dorezimit të kërkesës për të vendosur nëse çështja kalon për shqyrtim në seance plenare, dhe nëse po zhvillohet seanca publike.

Kuvendi e ka dorëzuar kërkesen në Kushtetuese në 14 qershor, dhe referuar kësaj afati perfundon ne 14 shtator.

Muaj gusht mund të llogaritet si muaj pushim, çka e shtyn afatet e çështjes për në 14 tetor.

Kjo kohë në dispozicion mund të sjelle dhe realitetet të reja, duke nisur nga përbërja e Gjykatës Kushtetuese. Pritet që ky organ nga 7 anëtarë që ka aktualisht të plotësohet me 9 qytarë, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur punën për plotësimin e Gjykatës së Lartë, e cila garanton kuorumin e nevojshem per te zgjedhur 3 anëtaret e saj në Kushtetutese.

Është hera e parë kur Gjykata Kushtetuese do duhet të marrë vendim për një cështje të rëndësishme siç ëhstë shkarkimi ose jo i presidentit.

Nëqoftëse Gjykata Kushtetuese plotësohet me 9 anëtarë, atëherë trupa që do të vendos për fatin e Ilir Metës, do të ketë 3 gjyqtarë e zgjedhur nga Presidenti, 3 nga Parlamenti e 3 nga Gjykata e Larte.

 

EMISIONET