EMRAT/ Shisnin lëndë të paligjshme në lagjet e Korçës, vihen në pranga dy vëllezër

Policia e Korçës ka reaguar lidhur me operacionin e djeshëm, ku pas disa muajsh hetimesh, goditën një rast të shitjes së doazve të kokainës në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit.
Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Brothers” janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Renato dhe Albi Dishnica, përkatisht 30 vjeç dhe 24 vjeç, banues në Korçë.
Të dy ata janë me precedent penal, pasi Renato Dishnica ka qenë më parë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Albi Dishnica për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Tashmë mbi dy vëllezërit rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi:

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Brothers”.
Shitnin doza Kokaine në lagje dhe në lokale të ndryshme, në qytetin e Korçës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Të arrestuarit, të dy dënuar më parë, njëri prej tyre për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, goditën një rast të shitjes së drogave të forta, në doza.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 14, Korçë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas të dyshuar për shitje të dozave.
Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve R. D. dhe A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
R. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe automjeti që këta shtetas përdornin për këtë veprimtari kriminale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



