"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 13:10
Kryeministri Edi Rama e ka nisur seancën plenare të samitit të Komunitetit Politik Evropian me disa batuta për motin e keq. Gjatë fjalës së tij, theksoi se motin e keq e ka sjell delegacioni britanik.
Ndërkohë që shtoi se nëse lë Evropën nis dhe qan.
"Jam informuar që moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik ditën e djeshme. Më vjen keq. Kur le Evropën fillon qan," tha Rama.

