Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj në bulevardin e Kasharit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku dy të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta.
Policia thekson se dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.
Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.