Mesazhe me tritol në Shkodër/ Shpërthen dera e banesës së pabanuar, policia jep detajet e para
Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin Dragoç, Postribë, njoftoi Policia e Shkodrës.
Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetasit Lulëzim Hasaj 49 vjeç.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.