Shembja e Teatrit/ Demalia: Jemi mësuar të pajtohemi me gënjeshtrën për të përfituar

Teksa sot është mbushur 1 vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, Ilir Demalia, shprehet se godina nuk duhej shembur, pasi sipas tij aty ka filluar jeta kulturore e historisë së Tiranës dhe e Shqipërisë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia ia ka hedhur fajin Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për ruajtjen e identitetit kulturor të Tiranës.

"Kam qenë kundër shembjes së shumë ndërtimeve dhe pikërisht, ky Kryeminstër palaço kur erdhi si Kryebashkiak, premtoi se do të ruajë identitetin kulturor dhe historik të Tiranës, e shkatërroi Tiranën si asnjëherë tjetër. Çdo gjë mund të prishet. Teatri nuk duhej të shembej se një godinë ku ka filluar jeta kulturore e historisë së Tiranës dhe e Shqipërisë.

Ai Teatër nuk duhet të shembej për faktin se ty është bërë gjyqi special i deputetëve ku janë dënuar me pushkatim. Këto artistët që mburren siçmburrej dje Arben Imami me filmat e realizmit. Këta nuk kanë sens, këta njerëz duhen të merret psikoanaliza. Ata filma nuk kanë më asnjë sens. Këto janë në kontraditë me veten e tyre, sepse janë mësuar të gënjejnë, janë mësuar të manipulojnë, janë mësuar të marrin shpërblime."

Ai thotë se Teatri mund të ndërtohet ashtu siç ishte por sipas tij nuk duan.

"Kam qenë kritik për Teatrin, për stadiumin, por edhe artistët që nuk dolën në mbrojtje të tij. Godina e Teatrit ka vlerë si kompleks historie e Tiranës. Po të kisha dorë do e bëja atë Teatër ashtu siç ishte, dhe bëhet po të ketë vullnet."

EMISIONET