Shembi aksidentalisht me vinç mbikalimin në Shkodër, shoqërohet në komisariat 60 vjeçari
Drejtuesi i kamionit i cili shembi mbikalimin në "Urën e Bahccallëkut" në Shkodër duke e goditur është shoqëruar nga policia për në komisariat.
"Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër," njoftoi policia.
Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.