Shehu: Vuçiç kërcënoi me luftë. Rama nuk e do integrimin në BE, kërkon të krijojë një sistem autokrat

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka komentuar samitin e BE dhe konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevsk

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Shehu u shpreh se Vuçiç përdori fjalë kërcënuese duke thënë se nëse Serbisë nuk do i jepet hegjemonia do të ketë luftë në Ballkan.

Tritan Shehu: Vuçiç tha sot një fjalë me peshë dhe shumë të rrezikshme. Tha nëse nuk doni të keni luftë në Ballkan duhet  Ballkani i Hapur. Pra nëse nuk doni të keni luftë, jepni hegjemoni Serbisë. Vuçiç kërcënoi me luftë nëse nuk do i jepet hegjemonia Serbisë.

Sipas Shehut Rama nuk e do integrimin evropian të Shqipërisë  pasi sipas tij ai kërkon të krijojë një sistem autokratik.

Tritan Shehu: Rama nuk do integrimin evropian të Shqipërisë në BE. Rama e shikon të ardhmen e Shqipërisë në Beograd, në Stamboll apo në Moskë, por e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në Bruksel në familjen evropiane.

Rama nuk do sepse po kërkon të krijojë një sistem autokratik, gjysmë diktatorial. Por këto sisteme janë të papranueshme për Europën.

Shehu theksoi se Evropa është e bindur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por problemi sipas tij qëndron te ne.

Tritan Shehu: Europa është e bindur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, problemi jemi ne. Ne duhet të japim prova  se jemi në gjendje të integrohemi, dhe të përmbushim standardet. Shqipëria sot është në një udhëkryq, për faj të kësaj qeverisje, për aventurat e kësaj qeverisje. Nuk ka fatkeqësi më të madhe.

EMISIONET