Rama: Ballkani i Hapur, mekanizmi i parë rajonal i bashkëpunimit. S’duam luftë tjetër në Ballkan, të mbajmë larg fantazmat

Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën për shtyp së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç  dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevsk, u shpreh se Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë rajonal i bashkëpunimit.

Ai tha se ky mekanizëm po prodhon rezultate në të gjitha fushat.

Më tej ai foli dhe për mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë nismë, duke thënë se është një tryezë e hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Edi Rama: Përmendët apo përdorët e fjalën a do të bëhet një bashkëpunim vërtetë rajonal. Më duhet të ju them se Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë rajonal i bashkëpunimit. Po prodhon rezultate në të gjitha fushat. Shkoni vetë në kufi dhe shihni ndryshimin. Nëse kaloni në kufijt e Ballkanit do shihni një korridor të gjelbër. Unë nuk shoh se cila është arsye se të bëhet kaq shumë zhurmë për të. Është një tryezë e hapur për 6 vendet. Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, por unë e quaj Kosovë dhe pikë.

Rama ka cituar dhe fjalët e politikanit shqiptar Ali Ahmeti duke thënë se nuk duan gjakderdhje dhe një luftë tjetër, ndërsa ka shtuar se duhet të mbajmë larg fantazmat që vijnë nga e shkuara apo e ardhmja.

Edi Rama: Ali Ahmeti e thotë shumë thjeshtë, ne nuk duam një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër. Duhet të mbajmë larg fantazmat që vijnë nga e shkuara apo nga e tashmja. Nuk duhet  të kishte qenë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Ndihem i priviligjuar për të punuar për vendin tim përmes këtij mekanizmi. Paqja që kërkojmë do vijë nëpërmjet Ballkanit të Hapur.

EMISIONET