Shehu: Prania e virusit ka ardhur si pasojë e shpendëve migratorë, kushtet klimatike favorizuese

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Gëzime Shehu, Përgjegjëse Sektori, AKVMB Tiranë tha se prania e virusit të shpendëve ka ardhur nga ata që janë migratorë.

Shehu: Prania e këtij shtami në Pezë Helmëz dhe Sarandë. Në rastet e fundit që kemi në Tiranë mund të themi se kanë qenë në një afat kohor prej dy muajsh dhe në një rreze 15 kilometra. Prania e këtij virusi ka qenë në zonat ku kemi basene ujore.

Kemi të bëjmë me një prani virusi ku shkaktari kryesor është prania e virusit si rezultat i shpendëve migratorë. Kushtet klimatike janë favorizuese për këtë shpendë duke bërë që të riciklohet virusi dhe kemi praninë e tij herëpashere.

EMISIONET