Mersini: Murtaja e derrit është shumë ngjitëse, do të vazhdojë të përhapet, po merren masa
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini, Epidemiolog Veterinar, pedagog në UBT tha se murtaja e derrit është shumë ngjitëse dhe do të vazhdojë të përhapet.
Mersini: Murtaja e derrit është shumë ngjitëse dhe do të vazhdojë të përhapet. Epiqendra më e lartë derrave në shqipëri ishte në ishull Lezhë dhe aty ndodhi konfirmimi i rasteve. Por duhet të presim rastet e tjera, sepse po bëjmë maksimumin për ta kontrolluar këtë epidemi.
Janë shumë faktorë që favorizojnë sëmundjen dhe na shtojnë ne barrën për ta kontrolluar. Ne kemi ngritur postblloqe dhe kemi parë një aktivitet të shtuar të policisë së shtetit, duke vendosur një bashkëpunim të mirë në disa pika.
