SHBA dhe BE kundërshtojnë amnistinë fiskale, Vjero tregon ndryshimet nga nisma e vitit 2018
Zv. Ministrja e Financave Vasilika Vjero u shpreh se nisma të tilla si ajo e amnistisë fiskale janë të një rëndësie të madhe ndaj dhe interesi i ndërkombëtarëve është i lartë.
Vasilika Vjero: Nuk do të thoja që ka një kundërshti, ka një kujdes që partnerët tanë dhe përfaqësuesit e BE e kanë kur ndërmerren të tilla nisma që janë të rëndësishme sa i përket impaktit në publik. Duhet të ketë një ndjeshmëri më të madhe pasi dhe efekti për qytetarët e rregullt, për tatimpaguesit është më i madh. Është e pandershme se mund të jetë një tatim më i reduktuar lidhur dhe me legjitimimin e pasurive të tyre. Këto dhe efekte të tjera janë diskutuar me përfaqësuesit e BE dhe ne po përpiqemi që të gjejmë mënyrën më të mirë për ti akomoduar në draftligjin që ende nuk është dërguar në Këshillin e Ministrave.
Çfarë ndryshon në nismën për amnistinë fiskale të propozuar në vitin 2018 që u kundërshtua nga nisma e re?
Në një intervistë për Ora News më gazetarin Everest Dedaj, Vjero tregoi dhe ndryshimet mes nismës për amnistinë fiskale të propozuar në vitin 2018 me atë të propozuar tani.
Vasilika Vjero: Drafti ka ndryshime që me qartësimin e grupeve që nuk mudn të përfitojnë nga ky legjislacion. Element tjetër është shuma që mund të legalizohet, më par nuk kishte kufi tashmë kufiri është 2 milion euro. Element tjetër i shtuar ëhstë që shumat e depozituara në bankë nuk mudn të transferohen. Me këtë amnisti do të amnistohet kapitali dhe nuk do të ketë përndjekje për ato që amnistohen nga ky ligj.


