Sezoni turistik, rojat bregdetare përgatitje për ndërhyrjet emergjente në det

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, rojat bregdetare morën pjesë në trajnimin “Lifeguard & Ndihma e Parë”.
Ky trajnim u organizua nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Në fokus të trajnimit, ku pjesëmarrës ishin studentë të UST, ishte dhënia e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det, një aftësi jetike për sigurinë e pushuesve në vijën tonë bregdetar.

Kursi përfshiu parandalimin e aksidenteve dhe mbytjeve në det; mënyrat e hyrjes në det të lifeguard (dhënës i ndihmës së parë) që kërkon të ndihmojë viktimën që po mbytet.
Pjesë e kursit ishin edhe manovrat e shpëtimit së viktimës në det, mënyrat e transportimit dhe nxjerrjes së viktimës nga deti në tokë, manovrat bazë të jetëshpëtimit (BLS) kur viktima është jokoshiente dhe bllokimi i plotë dhe i pjesshëm i rrugëve të frymëmarrjes.


