Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e Endrit Braimllarit, unë isha President! A po gënjen Altin Dumani?

Ilir Meta sulmon fort: Firma për lobimet e LSI-së është e

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ku ndodhet që prej tetorit të vitit të kaluar ka sulmuar ish-zyrtarin e lartë të partisë që ai drejton, Endrit Braimllarin, i cili pak kohë më parë iu bashkua Partisë Socialiste.  

Meta thotë se Braimllari është më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Në këtë kontekst, Meta kujton se kirma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit, si Sekretar iu Përgjithshëm i LSI-së, ndërsa vetë Meta kujton se ka qenë President i Shqipërisë.

Meta ka publikuar edhe dokumentin e SPAK ku Endrit Braimllari faktohet si personi përgjegjës që ka firmosur lobimet në emër të LSI-së në periudhën 2018-2019, kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

REAGIMI I ILIR METËS

Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë.

Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur.

Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie.

Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës.

Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

EMISIONET