Sezoni turistik në Shqipëri, këtë vit pritet ta vizitojnë 100 mijë serbë vendin tonë
Vendi ynë pritet që këtë sezon turistik të tërheqë mijëra turistë nga rajoni.
Duket sikur serbët do të jenë veçanërisht të interesuar për të vizituar vendin tonë këtë vit.
Boris Firicki, një agjent serb që operon online, ndodhet në Sarandë ndërsa shprehet se turistët serb e kanë zbuluar bregdetin shqiptar vetëm vitin e kaluar, ndërsa ky do të jetë viti kur pritet që sipas tij në brigjet shqiptare të pushojnë rreth 100 mijë serb.
"Në fakt Shqipëria u zbulua për turistët serbë vitin e kaluar kur ishte dhe fillimi i pandemisë së koronavirusit. Vendi juaj ishte i vetmi vend i hapur për turistët tanë. Vitin e kaluar më shumë se 40 mijë turistë nga Shqipëria vizituan Shqipërinë, këtë vit Shqipëria ka fituar mjaft popullaritet për shkak të shpërndarjeve në rrjetet sociale, medieve dhe nga përshtypjet që turistët e vitit të kaluar kishin për vendin tuaj," tha ai.
Masat anti-covid të lehta për vendet e rajonit do të jenë një tjetër avantazh për Shqipërinë, sipas Fiona Jelliq.
"E kam parë detin, e kam parë se si kanë qenë të mirëpritur," thotë Jelliq.
Sipas operatorëve turistikë në jug të vendit, shumë pushues nordikë kanë anuluar pushimet e tyre, ndërsa pritet që turistët e rajonit të jenë ata që do të vizitojnë masivisht brigjet e Jonit dhe Adriatikut.