SEZONI FESTIV NË DIGITALB/ Me paketën Premium shihni Champions League, Serie A e Big Brother

SEZONI FESTIV NË DIGITALB/ Me paketën Premium shihni Champions League,

Sezoni festiv ka nisur në mënyrë spektakolare në DigitAlb, duke sjellë festat më magjike dhe programacionin më special që keni përjetuar ndonjëherë në çdo kanal.

Surpriza e madhe e këtyre festave janë eventet më të mëdha sportive botërore, të përfshira në Paketën Premium, si: Champions League, Serie A, Kupa e Italisë, Bundesliga, NBA dhe MotoGP.

Tashmë, abonentët e DigitAlb, përveç emocioneve të Premier League, La Liga, Ligue 1, Europa League, Kombëtares Kuq e Zi, Kosovës dhe përfaqësueseve më të rëndësishme evropiane, do të shijojnë mbi 30 evente sportive nga e gjithë bota, si edhe programe fantastike në kanalet e tjera, duke e bërë Paketën Premium më uniken në glob, sepse ofron gjithçka që dëshironi me çmimin më të leverdishëm.

Ngjarja më e shumëpritur e vitit, Big Brother VIP, starton më 20 dhjetor dhe do të vijojë si gjithmonë çdo javë me dy prime në Top Channel, si edhe transmetim 24 orë në 24 në dy kanale Live në DigitAlb.

Paketa Premium, që tashmë përfshin të gjitha eventet sportive dhe kanalet familjare, ofrohet me ulje çmimi deri në 35% dhe përfshin falas edhe dy kanalet e Big Brother VIP.

Kudo, në platformën Tokësore, Satelitore apo OTT përmes aplikacionit DigitAlb, në çdo familje shqiptare jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë, Amerikë, Kanada, Australi dhe kudo në botë ku ka shqiptarë.

DigitAlb ju pret në çdo pikë shitjeje të autorizuar, në Shqipëri dhe jashtë saj, si edhe online në çdo kohë në faqen zyrtare digitalb.al.  DigitAlb – Dëshira e Festave!

EMISIONET