Aksident me vd*kje në autostradën Vlorë-Fier, automjeti përpl*s këmbësorin

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet.

Për shkak të goditjes së fortë, personi ( dyshohet endacak) ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.

 

EMISIONET