Kushëriri i vë flakën lokalit të Noizyt për të dytë herë, këngëtari: Akt terrorist, u bë nga një besimtar ekstremist
Lokalit të reperit të njohur shqiptar Rigels rajku, I njohur si noizi I është vënë flaka për herë të dytë brenda dy javësh. Për ngjarjen është vënë në pranga një 26 vjeçar I cili ka lidhje familjare me të dëmtuarit. Në momentin e ndalimit policia thotë se I është sekuestruar edhe një thikë
Dyshohet se në datën 10 qershor ai i ka vënë zjarrin derës së banesës së nënës së këngëtarit e një ditë më pas ka kryer të njëjtin veprim dhe në lokalin e këngëtarit. Por nuk ndali vetëm këtu këtë të enjte pas restaurimit sërish i ka vënë flakën lokalit
Lidhjen familjare e ka konfirmuar edhe noizi përmes një postimi në instagram. Duke vendosur foton në të ai shprehet se ky është Eraldo, i rritur nga familja e tij që në fëmijëri.
"Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit," shkruan ai.
Por duket se reperi e ka falur kur shprehet se jeta vazhdon dhe uron që Eraldo të shërohet dhe të kuptoj se e ka gabim. Duke shtuar se nuk mund ta urrejë pasi është rritur me të, shton se çështjen ia ka lënë zotit dhe drejtësisë.
“Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, përfundon Noizy.
View this post on Instagram


