Sarandë/ U kapën duke përgatitur doza me lëndë narkotike, policia arreston dy shtetasit

Sarandë/ U kapën duke përgatitur doza me lëndë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy shtetas të identifikuar Ermir Murto 41 vjeç dhe Vangjellaq LLambraqi 46 vjeç për shitje të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.

Arrestimi është kryer në flagrancë në lagjen nr.1 të qytetit, teksa blutë gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, në banesën e shtetasit V. Ll., 46 vjeç, duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.

EMISIONET