Vlorë/ Shiste lëndë narkotike, policia arreston 21-vjeçarin në flagrancë

Vlorë/ Shiste lëndë narkotike, policia arreston

Në qytetin e Vlorës është goditur një rast shitjeje lënde narkotike, në lagjen “Kushtrim”.

Policia ka vënë në pranga shtetasin 21-vjeçar të identifikuar si Jonian Gjonaj, i cili shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe kokainë.

Ndërkaq, policia ka sekuestruar lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. Gj., 21 vjeç, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET