Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e partisë

Sali Berisha kërkon të bëjë sërish historinë në Partinë Demokratike duke u rikthyer në drejtimin e saj gati 9 vite pasi u largua. Në zgjedhje përballë ka Ibsen Elezin.

A do të rikthehet Sali Berisha në krye të partisë Demokratike pas një pas një periudhë të trazuar brenda selisë blu?

Demokratët po vendosin këtë të dielë me votë.

"Votova për Sali Berishën, liderin historik pasi vetëm me atë mund të çohet para çdo gjë."

"Është njeriu i vetëm që mbledh demokratët kudo në Shqipëri, është zemra jonë."

"Më e fortë do bëhet, megjithë gabimet që nuk janë të pakta."

Përballë si rival i qëndron vetëm Ibsen Elezi, i cili po ashtu kërkon drejtimin e selisë blu.

Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi në të gjithë vendin, që do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00.

Votimi zhvillohet sipas parimit një anëtar një votë dhe deri në mesditë nuk pati raportime për problematika në të gjithë vendin.

Luan Baçi: Janë hapur kutitë në orën 8 sipas orarit zyrtar. Do ketë numërim të fletëve të votimit direkt në qendrën e votimit dhe rezultati besoj se del menjëherë pas numërimit në qendrat e votimit.

Kandidati Ibsen Elezi ka zgjedhur të mos ketë vëzhgues në Vlorë dhe disa bashki të tjera, por organizatorët e procesit japin garanci se procesi do të jetë transparent deri në fund.

Atird Hoxha: Do të jemi më transparent se të gjitha herët.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, përmbyllin atë që demokratët e konsiderojnë procesi i rithemelimit.

 

Raportimi nga nisja e procesit të votimit në rrethe


Ora 10:16 Në Durrës janë ftuar 2000 anëtarë për votim

Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot

Ka nisur në Durrës procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Ndërsa janë ftuar 2000 anëtarë të PD Durrës, për të votuar njërin nga kandidatët mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit.

Votimi po zhvillohet në hollin e teatrit "Aleksandër Moisiu", ku janë vendosur 2 qendra votimi.

Të gjithë anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme anëtarësie.

Procesi ka nisur i qetë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.

09:58 Tre qendra votimi në Kukës

Në Kukës janë hapur tre qendra votimi, dy në qytet dhe një në fshatin Bushtricë.

Qendrat jane hapur në 8 të mëngjesit. Janë mbi 1200 votues plus edhe anëtaret që nuk janë në listë por votojnë me kartë anëtarësie të shoqëruar me letër njoftim.

08:42 Në qarkun Fier votohet në 10 Qendra Votimi

Ka nisur edhe në Fier procesi i votimit për kryetarin e ardhshëm të PD.Nga të dhënat nga dega e PD Fier, në Fier do të votohet në 6 QV, ku në zgjedhjet e mëparshme kanë marrë pjesë 1080 anëtare. Ndërkohë në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë.

Në Mallakastër në 1 QV me 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 QV me afërsisht 700 anëtarë. Procesi ka nisur i qetë në orën e përcaktuar ora 8 dhe do të përfundojë në orën 18.

Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot

Ora 08:38 Votojnë dhe demokratët e Lezhës

Prej orës 8 të mëngjesit, në qarkun e Lezhës ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Lezha ka 3870 anëtarë, Mirdita 1200  dhe Kurbini 1700.

Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot

08:14 Kush voton në Berat?

Në Berat votohet në selinë e PD Berat,janë 2300 votues.

Në Kuçovë votohet në seline e PD Kuçovë dhe janë 1500 votues.

Në Dimal votohet ne seline e PD Dimal dhe jane 870 votues.

Në Skrapar votohet në selinë e PD Skrapar dhe janë 630 votues.

Në Poliçan votohet në seline e PD Poliçan dhe janë 930 votues.

Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot

08:08 Nis votimi dhe në Lushnje

Ka nisur votimi dhe në dy degët e PD-së në Lushnje e Divjakë.

Në Lushnje është një qendër votimi dhe 1825 anëtarë me të drejtë vote.

Në Divjakë një qendër votimi dhe 820 anëtare me të drejtë vote.

Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sotSali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sotSali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot

Oran 08:04 Votimi në Korçë e Pogradec

-Korça ka një qendër votimi, 1100 aktivë, 2800 nr i listës.

-Devollli, 2400 anëtare, 1000 aktivë,  një qendër votimi e ndarë në 2 komisione.

-Maliqi, 2200 anëtarë, 2 qendra votimi në Maliq e Pojan,  1000 aktivë.

-Erseka , 2 qendra votimi në Ersekë e Leskovik, rreth 700 anëtarë, afërsisht 400 aktivë.

-Pogradeci, 2 qendra votimi në Pogradec dhe Mokër, 1400 lista, afro 700 anëtarë aktivë.

Ora 08:02- Nis votimi në Vlorë

Sali Berisha përballë Ibsen Elezit, Partia Demokratike zgjedh sot

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Vlorë. Në bashkinë Vlorë kanë të drejtë vote rreth 1400 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Labëria”.

Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 antarë teksa procesi i votimit po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.

Në bashkinë Himarë me të drejtë vote 413 antarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qëndrore të PD në këtë degë.

Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.

EMISIONET