Fund i çmendur në Ligue 1. Lens i dhuron Marseille 40 milionë euro në sekondat e fundit (Video)

Fund i çmendur në Ligue 1. Lens i dhuron Marseille 40 milionë

E pabesueshme çfarë ndodhi në javën e fundit të Ligiue 1 ku Lens në minutën e gjashtë shtesë i bëri dhuratë plot 40 milionë euro klubit të Marseille.

Verdhekuqtë e Lens barazuan 2-2 në sekondat e fundit me Monaco që bëri një vetëvrasje në veri të Francës pasi mori vetëm një pikë dhe humbi vendin e dytë që shkoi për Marseille zyrtarisht në vendin e dytë me dy pikë më shumë se skuadra nga principata.

Të dyja skuadrat kualifikohen në Champions League, por Marseille që triumfoi me një sukses 4-0 ndaj Angers, do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve ndërsa ekipi nga principata duhet të luajë në raundet eleminatore.

Ky është futbolli pasi Lens nuk luftonte për asnjë objektiv por arriti të rrëmbente një barazim që mund të shkatërrojë sezonin e Monaco.

Fund i çmendur në Ligue 1. Lens i dhuron Marseille 40 milionë

 

EMISIONET