Rriten qiratë me 20% në Tiranë, shtrenjtohen edhe apartamentet në periferi

Për të jetuar me qira në Tiranë duhet të paguash më shumë.

Apartamentet këtë verë janë rritur deri në 20% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar.

Albenc Sila, ekspert imobiliar thotë se të shtrenjta janë edhe banesat në periferi të kryeqytetit që dikur kushtonin më lirë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në qendër dikur, një dhomë e kuzhinë shkonte 300 euro, kurse tani nuk gjen pa 350- 500 euro, po varet dhe nga zona, mobilimi brenda. Në periferi nga 250 ka shkuar në 300-350," thotë ai.

Kohët e fundit ka një interes të shtuar për apartamentet e vogla 1+1.

"Çiftet e reja, studentët që kanë mbaruar dhe duan të fillojnë punën këtu, duan të marrin apartamente me qira derisa të blejnë apartamentin e tyre," tha ai.

Kërkesa për to, që vjen kryesisht nga njerëz me të ardhura të ulëta, është shumë më e lartë se çfarë tregu ofron.

I lartë është interesi edhe për ekstremin tjetër, apartamentet e luksit që frekuentohen më së tepërmi nga të huajt.

"Të huajt nga të gjitha shtetet e botës, vijnë amerikanë që punojnë online, vijnë nga Azia, Europa pra janë njerëz që punojnë online dhe kërkojnë apartamente që janë të një shtrese luksi. Një apartament luksi, nëqoftëse më parë ka qëne 2000-2500 euro sot mund të shkojë 2500-3000 euro," tha ai.

Sipas ekspertëve vjeshta, ashtu si për çdo vit për shkak të rikthimit të studentëve, mund të sjellë sërish rritje të çmimeve në tregun e apartamenteve me qira.

EMISIONET