Pa ujë në mes të Tiranës, ankohen banorët e njësisë 8

Pothuajse çdo sezon veror qytetarët e Tiranës ballafaqohen me mungesë të ujit në ditët me temperature të larta.

“Uji këtu është bërë si shkollë nate, një herë vjen një herë nuk vjen. Ne e paguajmë këtë ujë. Rrisin çmimin ne paguajmë, por kur vjen puna s’ka” thotë një qytetar.

“Të furnizojnë popullin me ujë se nuk jetohet pa të” thotë një tjetër qytetare.

Në kryeqyyet furnizimi 24 orë me ujë në çdo periudhë të vitit dhe shpëtimi janë depozitat. Por prej 2 javësh për banorët fare pranë qendrës së kryeqytetit, për shkak të mungesës së ujit edhe depozitat kanë dalë jashtë përdorimi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“U bë disa ditë që nuk vjen uji. Vjen 15 -20 minuta nuk mbushen dot as depozitat” thotë një qytetar tjetër.

Sipas banorëve kjo mungesë e ujit shkaktohet edhe për shkak të keqpërdorimeve

“Thuhet se e shpërndajnë nëpër zonat VIP. Po pse më VIP se populli janë këta që kanë dalë nga ne?!"

Thonë se për problemin bashkia Tiranë është në dijeni por askush nuk ka marrë masa.

“Janë vënë në dijeni por as sot nuk kemi ujë”

Pavarësisht trajtimit disa herë të kësaj problematike, mungesa e ujit vijon prej ditësh dhe jo vetëm në rrugën Ibrahim Buzhiqi” në Tiranë.

EMISIONET