Rriten çmimet e ushqimeve, produktet bazë të shportës shiten me 30-40 lekë më shumë

Produktet bazë të shportës së ushqimeve kanë pësuar një rritje me 30 deri ne 40 lekë në javën e fundit. Pranë qendrës për mbrojtjen e konsumatorit ankesat janë të shumta nga qytetarët, ndërsa ky institucion fajëson operatorët e këtij sektori. Brenda korrikut pritet të kryhet monitorimi i tregjeve për të ndëshkuar abuzuesit.

Produktet bazë të shportës së ushqimeve kanë shënuar një rritje të çmimit me disa lekë vetëm në dy javët e fundit.

Vaji, mielli dhe veza etj në disa markete dhe tregje gjenden me çmim 30 deri në 40 lekë më shumë se a ishte disa ditë më parë.

"Një kos e gjen me 1200 lekë, nesër e gjen 1500 lekë."

Kjo rritje e menjëhershme e çmimit ka bërë që shumë qytetarë të ankohen pranë qendrës për mbrojtjen e konsumatorit. 

Hasan Stafa  drejtori i këtij  institucioni thotë se rritja është e pajustifikueshme dhe abuzive, sipas tij kjo vjen edhe për shkak të monopolizimit të tregut.

Stafa: Nuk justifikohet as me rritjen e karburantit dhe as me rritjen e ndonjë takse apo çmimi, sepse në pjesën tjetër të Shqipërisë kërkesat për taksa dhe tatime janë të palëvizura.

Megjithatë ai sqaron se gjatë muajit korrik AKU do të kryej një vëzhgim në ato pika  për të cilat ka marrë ankesa nga qytetarët për të bërë verifikimet dhe ndëshkimin e atyre që kanë bërë shkelje.

Stafa: Do të fillojë një hetim kombëtar dhe brenda 15 ditëve do të dalë një strukturë e posaçme në terren për të monitoruar të gjitha rastet e abuzimeve edhe në fund do të dalim në një raport për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar.

Ndryshimi i çmimit të  këtyre produkteve vjen menjëherë pas rritjes në mënyrë abuzive të çmimit të hidrokarbureve.

Në të dyja rastet institucionet përgjegjëse bëjnë fajtor kompanitë që operojnë dhe mungesën e kontrolleve.

EMISIONET