Probleme me tenderat publikë, APP gjobit 25 zyrtarë të agjencisë në Bashkinë e Tiranës

Probleme me tenderat publikë, APP gjobit 25 zyrtarë të

Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur 25 zyrtarë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për shkelje në tenderat publikë.

Sipas një vendimi të datës 22 qershor 2021, APP bën me dije se ka vendosur masa penalizuese ndaj 25 zyrtarëve dhe ka propozuar edhe marrjen e masave disiplinore për 5 prej tyre.

Në vendim thuhet seAutoriteti Kontraktor ka vepruar në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës), lidhur me përllogaritjen e fondit limit, në procedurat e prokurimit të audituara.

Në vendim theksohet se Autoriteti Kontraktor ka vepruar në kundërshtim me nenin 46 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës), lidhur me hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, të cilat nuk vijnë në përputhje me natyrën e objektit të prokurimit, në procedurat e prokurimit të audituara.

Si dhe, Autoriteti Kontraktor ka vepruar në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, (në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurës), lidhur me kualifikimin e operatorëve pjesëmarrës, në procedurat e prokurimit të audituara.

Në bazë të këtyre konstatimeve APP vendosi të dënojë me gjobë 25 persona të evidentuar përgjegjës, për mospërmbushje të detyrimit të përcaktuar në nenet 28, 46 dhe 53 të ligjit Nr. 9643/2006.

APP ka propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 5 (pesë) personave përgjegjës, për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim.

Ndërkohë, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, duket se numri i shkeljeve të konstatuara është shumë më i lartë se në institucione të ndryshme të audituara gjatë periudhës 2020-2021.

Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar problematika të shumta në një numër të konsiderueshëm prokurimesh publike të bëra nga ky institucion.

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit është zhvilluar për prokurimet publike deri në fund të vitit 2020.

Probleme me tenderat publikë, APP gjobit 25 zyrtarë të

EMISIONET