Rrezikoi ta merrte rrjedha, FNSH shpëton një person në lumin Kir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2022, 17:13

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një person në lumin Kir, i cili rrezikoi ta merrte rrjedha.
Ora News mëson se personi ka tentuar të kalojë nga njëri krah i lumit në tjetrin por rritja e nivelit të ujit si pasojë e reshjeve e ka vënë në rrezik.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë dhënë alarmin dhe menjëherë FNSH ka ndërhyrë.




