AKSHI prokuron 7 milionë euro për blerje të ofrimit të shërbimit të SMS-ve

AKSHI prokuron 7 milionë euro për blerje të ofrimit të

Ofrimi i shërbimit të mesazheve të shkurtra telefonike (SMS) pritet t’i kushtojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit disa miliona euro për një afat dyvjeçar. Konkretisht këtë të enjte AKSHI hapi procedurën e prokurimit që ka në objekt të saj “blerje e ofrimit të shërbimit të sms-ve”, me një fond limit prej 808 milionë lekësh apo rreth 7 milionë euro.

AKSHI ka sqaruar se përmes këtij shërbimi do t’i jepet mundësia që Portali e-Albania dhe sisteme e platforma të tjera elektronike të ndërlidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, të cilat konsumojnë këtë shërbim, të dërgojnë mesazhe (SMS) për verifikim me dy mënyra, si dhe për njoftime të ndryshme për shërbimet që kanë aplikuar/marrë.  Ky shërbim  duhet të mund të ofrojë mesazhe ndërvepruese, si dhe mesazhe të personalizuara drejt qytetarëve/ bizneseve/ punonjësve të administratës publike përdorues të sistemeve e platformave elektronike.

Akltualisht e-Albania ofron dhënien e shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset, si dhe punonjësit e administratës publike. Numri i shërbimeve llogaritet në 1,225 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike.

Në dokumente sqarohet se në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbime elektronike në portalin e-Albania, është e detyrueshme kryerja e regjistrimit të llogarisë në portal dhe kjo procedurë përfundohet me sukses vetëm pasi përdoruesi të ketë marrë nëpërmjet një SMS-je kodin me një përdorim për konfirmimin e regjistrimit të llogarisë.

“Edhe procedura e rivendosjes së një fjalëkalimi të ri është e lidhur me dërgimin me SMS të kodit njëpërdorimësh në fund të verifikimeve përkatëse dhe dhënies së mundësisë së ndryshimit të tij.  Ky shërbim është po aq i rëndësishëm edhe në rastin e aplikimeve të dërguara nëpërmjet e-Albania, pasi institucioni ofrues i shërbimit, njofton lidhur me statuset e ndërmjetme deri në lëvrimin e shërbimit.

Gjithashtu, ky shërbim përdoret edhe nga Platforma e Nënshkrimit Elektronik, sa herë që nëpunësi publik ose i biznesit nënshkruan elektronikisht dokumente në formatin “.pdf” nëpërmjet platformës, si dhe në të gjitha sistemet informatike ku është integruar teknologjia e nënshkrimit elektronik remote (psh. sistemi e-kontrata, sistemi i recetës elektronike e-Rx, lejet e ndërtimit, etj.)” nënvizon AKSHI.

SMS SaaS (Short Mesage Service Softëare Aplication as a Service) është një shërbim mesazhesh që do t’i ofrojë AKSHI-it mundësinë që të dërgojnë mesazhe SMS drejt qytetarëve, bizneseve dhe punonjësve të administratës publike.

“Shërbimi duhet të ofrojë dërgimin e SMS-ve për verifikimin me dy mënyra (tëo ëay authentification), por edhe për njoftime të ndryshme nëpërmjet Platformës e-Albania. Verifikimi me dy mënyra apo e quajtur me dy faktorë është përmbushje procesi sigurie për autentifikimin e përdoruesve.

Autentifikimi me dy faktorë përdoret prej kohësh si zgjidhje teknologjike për të siguruar akses në sisteme me të dhëna personale dhe sensitive. Ky proces ofron siguri më të lartë për llogaritë e përdoruesve, ku përveç fjalëkalimit të llogarisë dërgohet me sms dhe një kod tjetër disa shifror për t’u bërë input në vendin / platformën /ap in e caktuar për aksesim” thuhet në dokumentet që shoqërojnë procedurën./ Monitor

EMISIONET