Rrahje, thyerje këmbësh, kërcënime dhe vjedhje dritash që ndodhën dje në Fier e Lushnjë
Policia e Fierit ka kryer dje vetëm një arrestim, kurse në tri ngjarje të tjera të shkëputura, protagonistët kanë dalë me dënime të buta, procedime në gjendje të lirë.
Arrestimi ka të bëjë me grabitësin e energjisë elektrike, një 59-vjeçar me iniciale S.K në fshatin Dërmënas të Fierit, sepse u zbulua gjatë kontrollit në banesën e tij se kishte bërë lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Kurse tri rastet e tjera kishin të bënin me kërcënime, rrahje dhe thyerje këmbësh.
Një grua 64-vjeçare, L.R nga Roskoveci, po hetohet në liri sepse kanosi për çështje pronash, një person.
Dy burra në Lushnje, që u rrahën me njeri-tjetrin, A.N, 62 vjeç dhe V.T, 35 vjeç, po ashtu po hetohen në liri, pasi qenë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sipas Policisë.
Një tjetër person, Sh. Sh, 55 vjeç nga Lushnja, ishte duke ngarë makinën e dehur në fshatin Bubullimë. Në atë gjendje, ai aksidentoi një kalimtar A. K., 65 vjeç, që u detyrua të mjekohet në spital dhe pastaj të shkojë në banesë.
Të gjitha këto raste iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.