Alibej: Benzin ja dhurova shef Palushit për goditjen që i bëri “Dragoviçit”. Por RENEA shkoi të kapte Talon

Dhurimi i makinës tip “Benz C Class 3000”, nga Erjon Alibej tek shefi i hetimit të krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi, është bërë në shenjë mirënjohje, për zbulimin e një arsenali armësh dhe arrestimin e Ervis Dakës në 5 qershor 2020.

Daka njihet në Elbasan me nofkën “Dragoviçi” dhe momentalisht ndodhet në burg, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Ervis Daka, ka qënë shok i ngushtë i Emiljano Ramazanit alias “Ilit” dhe lidhje shoqërore e Talo Çelës dhe Mikel Kamamit alias “Keli i Kicit” që fshihet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Daka, fragmentizohet nga policia e Elbasanit, si një person me precedent penal në qytet.

Operacioni për prangosjen e “Dragoviçit” solli dhe zbulimin e dy pistoletave me silenciator, një kallashnikovi, 170 fishekëve dhe një jelek antiplumb.

Sipas dosjes hetimore të SPAK goditja e këtij rasti është organizuar pikërisht nga Leonard Palushi, i cili ka çuar forcat RENEA në banesën e Dakës, me qëllim arrestim e të shumë kërkuarit, Talo Çela.

Informacioni për vendodhjen e mundshme të Talo Çelës në banesën e “Dragoviçit”, ishte “vjelur” përmes takimeve që shefi i krimeve Palushi, kryente me Erjon Alibej në banesën e këtij të fundit.

Alibej ka informuar Palushin se në banesën e “Dragoviçit” qëndron Talo Çela. Pasi anëtarët e grupit të tij ishin mbledhur në këtë banesë për të festuar një ditëlindje.

Alibej: Benzin ja dhurova shef Palushit për goditjen që i bëri

Kaq ka mjaftuar që Leonard Palushi, të mobilizojë një njësi të repartit special RENEA,e cila ka mbëritur nga Tirana në Elbasan, dhe ka hyrë për kontroll blic, në shtëpinë e “Dragoviçit”. Kontrolli është realizuar në 5 qershor 2020, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municione.

Por nga ky kontroll, nuk u arrit të gjendet asnjë gjurmë e Talo Çelës, për të cilin ishte mobilizuar policia. Për shkak se në banesë, u gjetën armët dhe 170 plumba, policia vendosi të arrestojë vetëm Ervis Dakën.

Por një muaj pas arrestimit nga Policia të “Dragoviçit” në Elbasan, në 20 korrik 2020 është vrarë shoku i tij i ngushtë, Emiljano Ramazani.

Ndërsa në 23 Korrik 2020, Erjon Alibej, i ka dhuruar “Benzin” shefit të krimeve Leonard Palushi, i cili ka dërguar tek noteri shokun e tij të fëmijërisë Atem Tema për kalimin e pronësisë në emër të tij.

“…mbaj mend që Leonardi, do dërgonte një shok të ngushtë të tijin i cili do shkonte të merte makinën. Leonardi, para se të merrte makinën më ka pyetur sa duhej të paguante për makinën dhe kë duhej të paguante. Leonardit i kam thënë se nuk i detyrohesh askujt, pasi e ke dhuratë nga unë. Kjo sepse e ndieja veten shumë borxhli ndaj Leonard Palushit, për aq sa kishte bërë në lidhje me veprimet e tij në rastin e arsenalit tek banesa e Ervis Dakës (Drakoviçit)…”- ka treguar Alibej.

Sipas këtij të fundit: “…për makinën “Benz C Class 3000”, mbaj mend që i kam kërkuar Rigers Spahiut, vëllai i kunatit tim, një elektroaut shumi i njohur Elbasan, i cili tek një servis në autorstradën Elbasan-Metalurgji, i ka vendosur një impiant gazi benzit “C class”, me ngjyrë mjalti. Pasi iu vendos impianti i gazit, kam komunikuar me Leonardit, i kam dërguar një foto, të makinës dhe i kam thënë e ke gati…”.

elton qyno leonard palushi talo Çela dragoviçi ervis daka

EMISIONET