Rivlerësimi i masës së sigurisë, mbahet sot gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 10:49
Do të mbahet sot në Gjykatën e Apelit gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua dy ditë pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.
Mësohet se seanca pritet të nisë në orën 12:00, ku do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë.
Avokati ka apeluar në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata.