Regjistrimet në konvikte në datat 20-29 shtator

Regjistrimet në konvikte në datat 20-29 shtator

Rezidenca Studentore Universitare numër 2, në Tiranë, publikon datat kur studentët do të mund të aplikojnë për t’u akomoduar në kuadër të vitit të ri akademik 2023-2024.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, mësohet se për vajzat, aplikimi do të jetë i mundur të realizohet nga datat 20-29 shtator, prej orës 08:30-17:00. Ndërsa për meshkujt, datat janë nga 25-29 shtator, orari 08:30-17:00.

Po ashtu, në njoftimin e publikuar këtë të hënë nga Rezidenca Studentore Universitare numër 2, bëhet me dije edhe lista e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim. Kështu kërkohet fotokopje e kartës së identitetit; Raport Mjeko-Ligjor;  Vërtetim banimi; Fotokopje e kartës së studentit; Vërtetim nga fakulteti ose deklaratë për studentët e vitit të parë akademik, si edhe  2 fotografi.

Sipas njoftimit, për sektorin Inxhinieri, regjistrimet bëhen në godinat A-B, tek Rruga ‘Artan Lenja’, pranë ish-Fushës së Aviacionit. Për sektorin Mjekësi regjistrimet bëhen në godinën nr. 1: Rruga e Dibrës, përballë ‘Shkollës së Bashkuar’.

EMISIONET