Kadastra në kolaps/ Duhet të paguash dyfish për të marrë shërbim. 4.5 mln euro për sistemin i përlajnë “Fastech” e “Softi”

Kadastra në kolaps/ Duhet të paguash dyfish për të

Sistemi kompjuterik menaxhimit të shërbimit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (Hipoteka), ka sjellë mjaft probleme në kthimin e përgjigjeve dhe trajtimit në kohë të aplikimeve të qytetarëve.

Ikja në muajin mars 2023 e Artan Lames dhe ardhja në krye të ASHK-së e Dallëndyshe Bicit, solli një kolaps të përgjithshëm në hipoteka, duke krijuar pirgje me aplikime të patrajtuara.

Kjo rrëmujë në shërbime erdhi edhe për shkak të ndërrimit të drejtorëve të hipotekave dhe largimeve në masë të një pjese të madhe të punonjësve në nivel zbatues.

Situata vijon të mos ndryshojë, ndërsa Dallëndyshe Bici dhe drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, kanë prokuruar një tender me vlerë 4.5 milion euro të fituar nga bashkimi i operatorëve, “Fastech” dhe “Soft and Solution”.

Aktualisht, nëse dëshiron të marrësh shërbim në hipoteka, përparësi kanë vetë shërbimet që kanë dyfishin e çmimit të aplikimit.

Lëshimi i kopjes së kartelës së pasurisë, deri tek Lëshimi i Kopjes së Çertifikatës, janë shërbime që konsiderohen të përshpejtuara dhe që kanë një tarifë të dyfishuar se vlera normale.

Pra nëse një qytetar kërkon të marrë shërbime në hipoteka, duhet të paguajë dyfish në sportelet e bankës ose të postës, për të marrë shërbimin.

Një praktikë e njëjtë si ajo me rastin e pasaportave, ku qytetarët që kërkojnë procedurën e përshpejtuar, duhet të paguajnë më shumë se dyfishi, me qëllim marrjen e pasaportës brenda një periudhe 3 ditore.

Ndërsa aplikimet e tjera vijojnë të qëndrojnë stok në zyrat e kadastrës, në pritje për të kthyer një përgjigje në adresë të qytetarëve.

Kadastra në kolaps/ Duhet të paguash dyfish për të

EMISIONET