Rasti Qyno/ Matlija: Pushteti i SPAK-ut ndaj gjykatave ishte aq i fortë sa i bëri ato të deformonin...

Avokati, Dorian Matlija i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në rastin e gazetarit Elton Qyno, pushteti i SPAK ishte aq i fortë ndaj gjykatave sa i bëri ato të deformonin teoritë më bazike të së drejtës.

Matlija: Po të shikojmë e thënë shumë herë në shumë çështje të gjykatës së Strasburgut por edhe të gjykatave të vendeve të tjera, burimet e gazetarit janë diçka që janë shumë të shenjta.

Rasti konkret pa treguar prokuroria që vetëm aty mund ta gjente provën që donte dhe s’kishte asnjë mundësi tjetër ndryshe nuk do ti prekte dot burimet e gazetarit.

Ky është një standart ndërkombëtar tashmë i vendosur nga të gjitha gjykatat.

Çështja ‘Lapsi’ përcaktoi një standart shumë të mirë siç ne themi sot standart shumë i mirë ky, në atë kohë kemi thënë një gjë të tillë për çështjen Lapsi.

Në atë moment unë mendova se vendimi i gjyaktës së Lartë do ishte i mjaftueshëm.

Nuk mori vesh nga kjo anë gjykata e Apelit dhe u detyruam të shkonim në gjykatën e Lartë. Këtu fillon e komplikohet çështja.

Sepse gjykata e Lartë bëri disa arsyetime tepër të mbrapshta si e si të thoshtë që nuk është rasti si lapsi edhe e drodhi, shkurt.

Pra kazusi ishte fillimisht i lehtë dhe u komplikua rrugës pikërisht nga interpretimet e mbrapshta që bënë gjykata njëra pas tjetrës.

Kjo na vuri në dukje diçka shumë të keqe që kishim përballë nga ana tjetër interesat e SPAK.

Pushteti i SPAK ishte aq shumë i fortë në vetvetë, pra aq intimidues ndaj këtyre gjykatave sa i bëri ato të deformonin teoritë më bazike të së drejtës.

EMISIONET