Fitorja e Qynos ndaj SPAK-ut, Shella: Një proces gjyqësor që forcon lirinë e medias ndaj intimidimit të pushteteve
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", që transmetohet në televizionin "Ora News", ishte analisti Gert Shella, i cili komentoi mbi fitoren gjyqësore të gazetarit Elton Qyno ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve
" Kjo nuk është thjesht një fitore apo fitore e bukur. Unë mendoj që ne sot po komentojmë një nga ato procese gjyqësore që caktojnë një doktrinë. Sot ne i kemi falë përkushtimit në mënyrë të posacme të Dorjan Matlisë, në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, vendimet gjyqësore të cilat mund të jenë argjinatura e të tashmes dhe e së ardhmes për të garantuar që gazetarët punojnë jashtë kushteve të intimidimit nga pushtetet e tjera.
Cilat janë pushtet e tjera që intimidojnë gazetarët?
Sigurisht pushteti politik, për shkak se ka paranë, kontrollon narrativën, një pjesë të madhe të mediave dhe sigurisht pushteti gjyqësor. Monteske thonte që pushteti gjyqësor është më i rrezikshmi nga të tre pushtetet që njohim, pra pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Pjesë e këtij pushteti eshtë sigurisht edhe organi i akuzës, pra i adreson akuzën publike. Unë mendoj që kolegu Qyno e dëshmoi vetë persekucionin e rrezikshëm që mund të burojë nga pushteti gjyqësor", u shpreh Shella.

