Rasti “Qyno”, Artan Hoxha: Gjykata e Lartë penalizoi të gjithë gazetarët e terrenit! Koha për ...

Rasti “Qyno”, Artan Hoxha: Gjykata e Lartë penalizoi të

Gazetari Artan Hoxha shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë ndaj kolegut Elton Qyno, të cilit iu refuzua kthimi i aparaturave elktronike që iu sekuestruan nga SPAK oasditen e 13 dhjetorit të vitit të kaluar.

Hoxha thotë se me vendimin e saj, Gjykata e Lartë penalizoi të gjithë gazetarët e terrenit.

Reagimi i Artan Hoxhës

Koha për të vendosur sërish pusullë te gështenja me zgavër!!!

Ndërsa ditën e martë vëmendja e medias ishte e përqendruar te protesta e opozitës, Gjykata e Lartë, pa zhurmë dhe pa bujë, mori një vendim që penalizon gjithë reporterët e terrenit.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm sekuestrimin e mjeteve të punës të kolegut Elton Qyno, si dhe bastisjen e banesës, makinës, apo dhe redaksisë së tij.

I çuditshem ishte fakti, se 3 nga 5 gjyqtarët që morën vendimin unifikues para dy vitesh për rastin e “Lapsi.al”, tani vendosën për të kundërtën, duke rrëzuar dhe veten e tyre.

Më konkretisht, bëhet fjalë për sekuestrimin e celularëve dhe kompjuterave të gazetarit Elton Qyno nga SPAK.

Pavarësisht insistimit të dhjetëra shoqatave ndërkombëtare të gazetarëve në mbështetje të kolegut Qyno, Gjykata e Lartë vendosi ta lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e mjeteve të punës së gazetarit.

Nga ky moment, çdo përpjekje e reporterëve të terrenit për të mbrojtur burimet e informacionit dhe mjetet e tyre të punës është e ekspozuar perballe çdo veprimi të prokurorisë, qoftë ky edhe haptazi i paligjshëm.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë, madje i së njëjtës trupë gjyqësore, e cila dy vite më parë vendosi të pengojë sekuestrimin e kompjuterave të redaksisë së Lapsi.al, i lë tërësisht pa mbrojtje reporterët e terrenit.

Prandaj kolegë, nga ky moment është mirë t’i bëni hesapet me “hanxhinë” (SPAK-un).

Çdo veprim i Prokurorisë për të sekuestruar telefonat, komjuterat, tabletat, apo mjete të tjera të punës së përditshme të gazetarëve, çdo vendim për të bastisur, banesat, zyrat, redaksitë apo makinat e tyre në kërkim të burimeve të informacionit, cilësohet i ligjshëm…

Më duket se erdhi sërish koha, që për të komunikuar me burimet e informacionit, e vetmja mënyrë mbetet të vendosim letër me shkrim dore te gështenja me zgavër ...

EMISIONET