Raporti për Shqipërinë, ambasadorja: Gazetarët ende të baltosur e të frikësuar, do ta ndjekim nga afër çështjen

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane HohmannMinistra ka deklaruar sot pas dorëzimit të raportit për Shqipërinë se vijon të mbetet ende shqetësuese situata me lirinë e medias e shtypit në vend.
"Ka vijuar atmosfera e sulmeve me fjalë si dhe fushatat e baltosjes dhe aktet e frikësimit të gazetarëvem," tha ajo.
“Në raport thuhet se pavarësia e medias dhe cilësia e gazetarisë vazhdojnë të pengohen nga një gërshetim interesash biznesi dhe politike dhe se keqinformimi është një shqetësim që rishfaqet.
Raporti shpreh keqardhje të thellë që atmosfera e sulmeve me fjalë, e fushatave të baltosjes dhe akteve të frikësimit të gazetarëve nuk është përmirësuar dhe do të vijojmë ta ndjekim këtë çështje nga afër.
Në raport bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë me anën e regjistrimit dhe dixhitalizimit të të dhënave kadastrale”, tha ambasadorja.

