BE kundër “pasaportave gold”, Hohmann: Shqipëria rrezikon padi nga KE
Pasaportat gold, nëpërmjet të cilave shteti shqiptar synon t’u japë nënshtetësinë investitorëve të huaj, dhe amnistia fiskale mund të kthehen në një përplasje të fortë mes Bashkimit Europian dhe qeverisë së Edi Ramës.
Ashtu si raporti i shkruar, edhe ambasdorja e BE-së Christiane Hohmann në konferencën për shtyp me numrin dy të qeverisë Belinda Balluku theksoi se pasaportat gold janë një instrument i mundshëm që mund të shfrytëzohet nga krimi i ogranizuar dhe fiancimet terroriste.
"Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. BE respekton sovranitetin e secilit shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah risqet që janë thënë dhe në raport", tha ambasadorja.
Madje la të nënkuptojë që Shqipëria mund të paditet nga KE nëse e miraton një nismë të tillë, siç është vepruar edhe me një shtet të BE-së. Për këtë skemë të njëjtë në një dokument mes institucioneve të unionit në 2019 ju tërhoq vëmendja Bullgarisë, Qipros dhe Maltës.
"E dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji? Javën e shkuar një shtet anëtar u padit në gjykatën e drejtësisë së BE-së për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin", shtoi ajo.
Edhe amnistia fiskale bie ndesh me normat dhe legjislacionin e Bashkimit Europian, madje drafti aktual mund të cenojë edhe Lëvizjen e Lirë të Kapitaleve mes vendit tonë dhe atyre të zonës Shengen.
"Më lejoni të citoj atë që thotë raporti. Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE-së dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave."
Por kjo kundërshti e BE-së ndaj dy nismave qeveritare nuk ka shërbyer për kabinetin e Edi Ramës për të reflektuar, dhe si kundërpërgjigje kanë sondazhin e konsultimit publik të bërë nga vetë ekzekutivi.
Ambasadorja e BE-së në selinë e qeverisë solli në vëmendje problemet e gazetarëve dhe qasjen e pushtetit ndaj këtij grupi. Ndërsa edhe njëherë i kujtoi institucioneve në vend që korrupsioni në nivele të larta mbetet ende një shqetësim real për Shqipërinë.

