Rankimi i universiteteve, Sallabanda: Po punojmë për një proces vlerësimi, duam të rrisim nivelin
Profesor Kita Sallabanda në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj tha se "ne duhet të futemi në një proces vlerësimi dhe autovlerësimi të universiteteve pubike e private".
Sallabanda tregon se puna ka filluar dhe se e gjitha bëhet me qëllim që të "rrisim nivelin e universiteteve".
Kita Sallabanda: Universiteti i Tiranës që është një universitet shumë prestigjioz në Shqipëri vendoset në rankim më poshtë se Universiteti i Prishtinës. Duke pasur këtë problem të një cilësie të universitetit Minstria e Arsimit ka menduar që ne duhet të futemi në një proces vlerësimi dhe autovlerësimi të universiteteve pubike e private. Jemi në fazën e përgatitjes finale të metodologjisë, faza tjetër është ponderimi, pastaj seleksionimi i universiteteve të mëdha. Duhet të krahasohet i barabarti me të barabartin. Ne do ti ponderojmë sipas grupit. Universitetin Mjeksor do ta analizojmë në mësimdhënie dhe studim shkencor. Ne kemi menduar të bëjmë një rankim që ti adaptohet kushteve specifike të Shqipërisë.
"Ne duam të rrisim nivelin e universiteteve. Dhe një student që do të shkojë në universitet do të shkojë në universitetin më të mirë të klasifikuar. Si proces do ta mbyllim në qershor të këtij viti do të bëjmë dhe një manual udhëzuas dhe ky do të jetë një proces i vazhdueshëm."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

