Rama si në fushatë: Nuk do të rritet energjia elektrike për ju, kilovati jo 9.5 lek, por 42 lek

Edhe pse në lagjen e re të Zall Herrit ku dorëzoi çelësat për 199 shtëpi të rindërtuara, kryeministri Rama duket sikur ishte në fushatë elektorale.

Ai tha se fatura e energjisë e vërtetë e energjisë nuk është 9.5 lekë për kilovat, por është 42 lekë dhe se 96% e shqiptarëve harxhojnë deri në 800 kilovat orë.

Rama: Faturat e energjisë e vërtetë e energjisë nuk është 9.5 lekë për kilovat, por është 42 lekë. 96% e shqiptarëve harxhojnë deri në 800 kilovat orë. Janë një 4% që kanë vila, pishina dhe ndriçim në oborr, por ama nuk mundet dot që për çdo gjë që shpenzojnë mbi 800 kilovat të paguani secili prej jush. Ata kanë disa televizor, frigoriferë dhe lavatriçe. Prandaj për çdo kilovat mbi 800 do të do të paguajnë me 42 lekë.

Kjo do të ndodhë pa ndërprerje energjie elektrike, sikurse ndodh në Kosovë. Thonë se Kosova u dha nga 100 euro, por nëse do të ndërprisnim energjinë nga 6 orë, do të jepnim më shumë. Prandaj është më mirë të paguajmë për ju dhe të mos ndërpresim energjinë. Prandaj kur t ë merrni faturën tregojuani se çmimi nuk është rritur.

EMISIONET