Ndërtimet pa leje, Rama: Ka zona të tjera edhe më problematike se Tirana
Nga Zall Her, ku u janë dorëzuar 199 familjeve të prekura nga tërmeti shtëpi të reja Rama nuk la pa përmendur ndërtimet pa leje që janë bërë në vend.
Ai iu shpreh se do të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që janë të implikuar në këtë histori.
Sakaq shtoi se ka zona të tjera në Shqipëri që janë edhe më problematike se Tirana.
Edi Rama: Gjithmonë më ka mësuar kjo rrugë kur përpiqesh të bësh diçka duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë, nëse nuk do të të mallkojnë mos dil nga shtëpia. Rri brenda. Nëse do që të thoanë sa burr i mirë, as mos fol as mos lëviz vendit . Nëse merr përsipër të ndryshosh gjërat atëherë ka balt për ty sa të duash.
As pallatet nuk u bënë brenda ditës, as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë dhe kur filluam ti vëmë fre ndërtimeve pa leje në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Sot këto raste janë pak, por janë raste brutale dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk do të ketë më kurr legalizime të këtyre kateve për shtresa fitimi. Do të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që janë të implikuar në këtë histori. Tirana ka problematika më të vogla në lëtë drejtim ka zona të tjera me problematika më të mëdha. Fatkeqësi është që janë persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve.

