Rama: Rivendoset rendi ligjor në Kepin e Rodonit, shkulen të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Rama: Rivendoset rendi ligjor në Kepin e Rodonit, shkulen të gjitha

Puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që zënë hapësira publike të përbashkëta vijon me intensitet në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga operacioni në Kepin e Rodonit, ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve.

Rama shprehet se “rivendoset rendi ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenios po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve”.

Kreu i Ekzekutivit thekson vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur në total në Kepin e Rodonit 54 objekte të ndërtuar pa leje.

Autoritetet shtetërore kanë bërë me dije se sipërfaqja e çliruar e hapësirave publike, sidomos në kryeqytet, është duke u zgjeruar çdo ditë, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Në fillim të muajit korrik qeveria nisi një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike në qytetet e mëdha, ndërsa bizneseve iu dha dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zënë hapësirat publike, të cilat përdoren për parkim ose lokale.

Po ashtu qeveria paralajmëroi ashpërsim të kuadrit ligjor për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, sikurse për inspektorët që do të tolerojnë këto ndërtime. 

EMISIONET