Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

Shqipëria duket se po shkon drejt lejimit të kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Është vetë kryeministri Edi Rama që ka propozuar përmes facebookut një pyetësor për të gjithë shqiptarët nëse kjo nismë duhet lejuar.

Madje në shënim ai shpjegon se vendet që e kanë ligjëruar kanë përfitim si shëndetësor por edhe financiar

Rama: Kanabisi mjekësor, i cili është i ndryshëm nga kanabisi për përdorim vetjak, provohet gjerësisht nga shkenca se ka efekte kurative. Megjithatë, siç rezulton nga eksperienca e vendeve të ndryshme të rajonit apo të botës, shfrytëzmi i kontrolluar i kanabisit nga shteti ka impact shumë pozitiv jo vetëm në shëndetësi, por edhe në rritjen ekonomike dhe në luftën kundër shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj bime.

Për këtë ai kërkon përgjigje nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin, dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor.

Por dhe nëse refuzohet përmes përgjigjes nuk kemi nevojë për këtë nismë dhe nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.

Në fakt kjo temë ësthë hedhur edhe tre vite më parë por pa marrë një reagim pozitiv nga mazhoranca socialiste.

Deri më tani Evropa nuk ka një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.

Kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Gjermani, vend ku ju jepet leje e posaçme pacientëve që kërkojë medikamente me bazë kanabisi.

E njëjta gjë ndodh në Francë dhe në Finlandë. Maqedonia e Veriut ka legalizuar përdorimin, kultivimin dhe shitjen e produkteve të kanabisit.

Rregulloret janë shumë të rrepta dhe për këtë kërkohet licencë nga Ministria e Bujqësisë.

Greqia e legalizoi përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore në vitin 2017, por shpërndarja e produkteve sipas ligjit duhet të bëhet vetëm nëpërmjet farmacive të licencuara dhe me rekomandimin e mjekut.

Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?

EMISIONET