Rama publikon VIDEO-n: Ju prezantoj Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit

Rama publikon VIDEO-n: Ju prezantoj Kryeinspektoriatin Digjital të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale duke e shkruar se po prezonton me anë të saj një tjetër inovacion të qeverisjes. Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit. Rama shkruan se videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.

Ai shton se ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë.

POSTIMI:

Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit
Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.

Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.

EMISIONET