Kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2025, 12:51

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës.
PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në qarqet Elbasan, Fier dhe Durrës, kërkesa të cilat u rrëzuan këtë të enjte.
Kolegji Zgjedhor sot mbylli sagën e ankimimeve të PD për zgjedhjet e 11 majit.

